7 C
Pec
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Në 2024, Kosova do të marrë udhëtimin e merituar pa viza

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka miratuar gjatë ditës në lexim të parë udhëtimin pa viza të kosovarëve.

Ky vendim është mirëpritur nga eurodeputeti holandez, Thijs Reuten.

“Hap i rëndësishëm! Unë e mirëpres këtë vendim të shteteve anëtare. Së shpejti: votimi në komitetin e punëve të brendshme dhe më pas në seancën plenare të Parlamentit Evropian. Më së voni më 1 janar 2024, Kosova do të marrë udhëtimin e merituar dhe të vonuar pa viza”, shkruan ai në Twitter.

Pas vendimit të sotëm i mbetet Parlamentit Evropian që ta ndërmarrë hapin final rreth heqjes së vizave të kosovarëve.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...