Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.
Në një rast një grua në Gjakovë ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga djali i saj. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa gruaja pas trajtimit mjekësor është dërguar në strehimore.
Në një rast në Ferizaj një person është arrestuar pasi dyshohet se sulmoi fizikisht babanë. Ai është dërguar në mbajtje.
E në Pejë policia ka bërë të ditur se një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga babai dhe vëllai. Tre persona janë arrestuar dhe pas intervistimit u liruan në procedurë të rregullt. /Njeshi/