23.2 C
Pec
E hënë, 2 Gusht, 2021

Në 24 orët e fundit, një viktimë nga COVID-19 dhe nga 1,938 testime rezultuan 16 raste pozitive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.938 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 176.

MSH njofton se në 24 orët e fundit është shënuar 1 rast i vdekjes, ndërsa në total numri i vdekjeve nga fillimi i pandemisë është 2,251.

Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.218.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.018 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 132.901 doza të vaksinës.

Deri më sot 17.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...