5 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Në 24 vjetorin e vrasjes, shpaloset pllaka përkujtimore e Xhemajl Mustafës në selinë e LDK-së

Artmotion Black 2024

Në 24-vjetorin e vrasjes së patriotit Xhemail Mustafa, kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku shpalosi një pllakë dhe portret përkujtimor në Selinë Qendrore të LDK-së.

Abdixhiku, së bashku me familjen e Xhemail Mustafës, përfshirë zonjën Bahrije, vajzën Berianën, djalin Besianin, vëllain Ganiun, si dhe të tjerë, nderuan kujtimin e këtij atdhetari dhe veprimtari të shquar.

Xhemail Mustafa, një shkrimtar dhe krijues i njohur, ishte një figurë kyçe e lëvizjes rugoviste për liri, pavarësi dhe demokraci.

Kandidati Abdixhiku theksoi se trashëgimia politike e Xhemail Mustafës do të mbetet e gjallë për brezat e ardhshëm.

Po ashtu, Abdixhiku nënvizoi se portreti i Xhemail Mustafës, i vendosur afër shokut të tij Enver Malokut, shërben si një kujtesë e rëndësishme për të ardhmen e vendit, duke i shtuar vlerën dhe forcën e themelit të Republikës./Njeshi/

Postimi i plotë:

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...