19.7 C
Pec
E mërkurë, 12 Qershor, 2024

Në 25 vjetorin e rënies, nesër kujtohen Muharrem Kelmendi, Islam Berisha, Fetah Selca, Ardian Kelmendi e Arsim Rama

Shënohet nesër një çerek shekulli nga rënia heroike në frontet e luftës, ushtarët e rënë në beteja, sot heronjë e dëshmorë të kombit, Muharrem Kelmendi, Islam Berisha-Lami, Fetah Selca, Ardian Kelmendi dhe Arsim Rama.

Këshilli organizativ njofton se homazhet dhe nderimet do fillojnë në ora 11:00, fillimisht tek lapidari në Kodër të Kamenicave, për të vazhduar në ora 11:20 minuta në fshatin Baran, në ora 11:40 minuta në fshatin Kosuriq dhe në ora 12:00 në fshatin Kotradiq.

‘Duke nderuar të rënët për Liri, lartësojmë veprën sublime të tyre.’-thuhet në thirrjen e organizatorit./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...