Në 27 vjetorin e rënies heroike, në Deçan u kujtua sot Dëshmori i kombit Edmond Dabiqaj nga fshati Prilep i kësaj komune.
Dëshmori i kombit Edmond Dabiqaj kishte rënë heroikisht bashkë me Haxhë Tolaj dhe Sadri Latifaj, më 27 Prill të vitit 1998, duke u bërë që të tre, dëshmorët e parë të fshatit Prilep.
Që të tre do të binin heroikisht në pritë të Serbisë, në Sergun të Vokshit.
Edmond Dabiqaj ju bashkua luftës në Mars të vitit 1998 vullnetarisht, së bashku me 67 bashkëfshatarë të fshatit Prilep shkoj për armatim në Shqipëri, ndërsa më 27 Prill po të vitit 1998 do binte për të mos vdekur kurrë.
Përvjetori u kujtua me një dokumentar profesional mbi jetën e Dëshmorit Edmond Dabiqajt, ndërsa në akademi morën pjesë me fjalë rasti, kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj dhe Ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci.
Në këtë akademi përkujtimore nderuar edhe N/kryeatari i OVL të UÇK-së në nivel të Kosovës Gazmend Syla dhe ai për Deçanin Abdyl Mushkolaj.
Nga subjektet politike në Deçan, akademinë e nderuan Faton Selmanaj nga ‘Vetëvendosje’ dhe Safete Hadërgjonaj nga PDK./Njeshi&RADIO 1/