9.8 C
Pec
E hënë, 17 Mars, 2025

Në 31 komuna përfundoi numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, vazhdon në 7 të tjera

Në 31 komuna të vendit ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, ndërsa në 7 të tjera është duke vazhduar ky proces.

Kështu është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Tutje në njoftim thuhet se deri më 19 shkurt janë numëruar 92.73 për qind e vendvotimeve apo 2.349 nga 2.533.

“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 19 shkurt 2025 janë numëruar 92.73% e vendvotimeve apo 2,349 nga 2,533”, thuhet në njoftim.

Përmes njoftimit bëhet e ditur se në Leposaviq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Zveçan është duke vazhduar procesi i numërimit të votave.

“Procesi i numërimit ka përfunduar në 31 komuna, ndërkaq është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në 7 komunat tjera: Leposaviq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Zveçan”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...