15.8 C
Pec
E enjte, 8 Qershor, 2023

Në 5 vjetorin e vdekjes, në Gjakovë u përkujtua ish-ushtari i UÇK-së, Aziz Daci

Në 5 vjetorin e vdekjes së ish-ushtarit të UÇK-së, Aziz Dacit nga Gjakova, dy shokët e të ndjerit, Bledar Goronci dhe Mevlan Goranci e kanë përkujtuar sot në një formë të veçant.

Në këtë 5 vjetor, ata kanë vendosur që Dacin ta përkujtojnë në mënyrë të veçantë pranë lokalit ku ai pinte gjithnjë kafen me shoqërinë e tij.

Ata kishin vendosur disa fotografi të Dacit, ku shkruhej se “Legjendat nuk vdesin kurrë.”

Falënderime për gjestin kanë marë nga familjarë të të ndjerit dhe shumë ish-bashkëluftëtarë.

‘Faleminderit shumë Bledar Goronci dhe Mevlan Goranci, për veprat tuaja qdo vit në përkujtimin e Azizit na bëni që dhimja të shëndërrohet në krenari, respekt për ju.’-ka shkruar vëllai i të ndjerit, Aziz Daci, Zekirja Daci. /Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...