Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ njofton se në kuadër të punimeve dhe intervenimeve të planifikuara, nesër (e shtunë) më 12.08.2023, ekipet e specialistëve të terrenit, do të intervenojnë në rehabilitimin e Gypit DN 350 me lokacion në rrugën ‘Nexhdet Basha’.
Rezultat i punimeve nga ora 08:00 deri në ora 12:00, pa ujë do të mbeten rrugët ‘Xhorxh Fred Viliams’, ‘Ramë Feka’ dhe ‘Beqir Kastrati’ në B.T. ‘Kristali.
Njoftimi i plotë:
‘KRU ‘HIDRODRINI’ -Sh.A. – Pejë
Njësia Operative – PEJË
Lajmërim për ndërprerje të planifikuar në disa lagje të B.T. ‘Kristali’
Në kuadër të punimeve dhe intervenimeve të planifikuara, nesër (e shtunë) më 12.08.2023, ekipet e specialistëve të terrenit, do të intervenojnë në rehabilitimin e Gypit DN 350 me lokacion në rrugën ‘Nexhdet Basha’.
Rezultat i këtyre punimeve, disa lagje të B.T. ‘Kristali’ nuk do të kenë furnizim me ujë nga ora 08:00 deri në ora 12:00.
Konsumatorët që do të kenë ndërprerje furnizimi në orarin e sipërshënuar janë ata në, Rr. ‘Xhorxh Fred Viliams’, ‘Ramë Feka’ dhe ‘Beqir Kastrati’.-thuhet në njoftimin nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./Njeshi/