25.7 C
Pec
E hënë, 16 Qershor, 2025

Në Ditën e Çlirimit inaugurohet statuja e Tony Blairit në Ferizaj

Statuja e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair do të inaugurohet sot në Ferizaj.

Ka një vit që planifikohet kjo statujë, që është financuar nga banorët, biznese e diaspora. Eventi, pritet të mbledhë emra të njohur, për opinionin publik.

Fondacioni “Ne kujtojmë Tony Blair” është bartës dhe organizues i tërë projektit mbi ngritjen e shtatores së Tony Blair-it dhe organizimin e tubimit Inaugurues me 12 qershor 2024 në Sheshin “Tony Blair” në Ferizaj, duke filluar nga ora 14:00.

Më shumë se 13,000 shqiptarë te Kosovës u vranë në luftën e viteve 1998-99. Blair, i cili ishte kryeministër i Britanisë nga viti 1997 deri në vitin 2007, mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë për ta detyruar atë të tërhiqej nga Kosova. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...