20.7 C
Pec
E premte, 12 Prill, 2024

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Haxhiu bën homazhe te Memoriali Heroinat

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe te Memoriali Heroinat në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së shumë grave të Kosovës gjatë luftës së fundit 1998-99 kundër shtetit okupator, Serbisë.

Ajo ishte e shoqëruar nga nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mrika Limani Myrtaj, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, si dhe deputetet e Republikës së Kosovës dhe aktiviste të Lëvizjes.

“Vuajtjet e të gjitha atyre grave që përjetuan tmerrin e dhunës seksuale kanë goditur zemrat e të gjithë neve, për të mos i harruar kurrë, dhe për të kërkuar drejtësi për krimet e shkaktuara ndaj tyre”, tha kryetarja e Gratë për Vetëvendosje./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...