6.4 C
Pec
E diel, 16 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Në Ferizaj kapën mallra pa datë prodhimi

Në Ferizaj sot janë kapur mallra pa datë prodhimi dhe sipas njoftimit nga Komuna e Ferizaj, dyshohet për kontrabandë.

“Sot, rreth orës 8:30, pas njoftimit nga Policia e Kosovës – Njësia e Trafikut se kanë ndaluar një mjet transportues – furgon në fshatin Dardani, i cili po bartte produkte ushqimore, me dyshimin se ishin mallra kontrabande, në vend ndalimin e mjetit transportues, dolën Inspektorati i Komunës së Ferizajt”

Tutje, inspektorati i Komunës, këtë ngarkesë e ka konfiskuar duke hapur rrugën për zhvillimin e procedurave tjera ligjore konform legjislacionit në fuqi.

Qarkullimi i mallrave të tilla në treg, rrit pasigurinë e qytetarëve për konsumin, andaj Inspektorati i Komunës me aksione të tilla të përditshme po zhvillon betejën ligjore ndaj subjekteve që hedhin në treg mallra të tilla të dyshimta. Njëkohshëm, Inspektorati i Komunës, falënderon Policinë e Kosovës, njësinë e trafikut për mbështetjen e vazhdueshme duke kërkuar edhe mbështetjen nga qytetarët për denoncimin e rasteve të tilla

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...