7.6 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Në përfundim të numërimit të votave me kusht – KQZ pret që sot të përfundojë procesi

Mëngjesin e djeshëm, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Prishtinë, ka filluar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Ndërkaq, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media tha se pritet që të përfundojnë më 5 mars të këtij viti.

“Ka filluar procesi i numërimit të votave me kusht dhe pastaj edhe votave të personave me nevoja të veçanta. Numërimi i këtyre votave të fundit, do të bëhet gjatë ditës së sotme dhe presim që të përmbyllet deri ditën e nesërme, e mërkurë… Sa i përket numërimit të votave nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht përmes postës, sot janë duke u numëruar të fundit, 10 kuti të fundit në të cilat ka fletëvotime dhe ky proces do të mbyllet deri në orën 16:00”, tha Elezi.

Nëse gjithçka shkon në rregull, KQZ pret që ditën e sotme, të përfundojë i tërë procesi.

Ndërsa, rreth përleshjeve që po ndodhin çdo ditë në QNR, tashmë një gjë e zakonshme, Elezi shtoi se çdo palë që ka diskutime për pavlefshmërinë apo vlefshmërinë e fletëvotimeve të drejtohen në PZAP. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...