17.4 C
Pec
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Në gjendje të rënduar, Shakira shfaqet për herë të parë pas tradhtisë së Pique

Këngëtarja e njohur, Shakira është fotografuar për herë të parë pas publikimit të lajmit se është ndarë nga bashkëshorti i saj Gerard Pique.

Ajo u shfaqte teksa udhëtonte për në shtëpinë e saj në Barcelonë.

Këngëtarja kolumbiane, 45 vjeçe, dukej joshëse pas timonit, disa ditë pasi Pique u fotografua me një grua misterioze në një festë në Stokholm.

Me një grim minimal dhe në gjendje të rënduar, Shakira nuk arriti të buzëqeshte teksa po shkonte drejt shtëpisë.

Gerard dhe Shakira konfirmuan fundin e martesës së tyre 11-vjeçare muajin e kaluar.

Dyshja, të cilët janë prindër të djemve Milan, nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë, lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën thanë: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi.

Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë maksimal. Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe respektin”/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...