E këtë mbrëmje, prapa transparentit “1 nga 5 milionët” po protestohet në Graçanicë.
Kërkesat e pjesëmarrësve në protestën në veri të Mitrovicës kishin të bënin me gjetjen e vrasësve të Oliver Ivanoviqit dhe me atë se të gjithë qytetarët në Serbi kanë të drejtë në mendim të lirë, raporton portali serb i Kosovës, “Kossev”.
Edhe në rrugët e Graçanicës sonte po dërgohen kërkesa të ngjashme, por edhe po parashtrohen disa pyetje për zyrtarët serbë – “çka do të thotë demarkacioni”, transmeton Koha.net.
Tubimi ka nisur nga stacioni policor i kësaj komune, që gjendet në qendër të Graçanicës. Në mesin e protestuesve është edhe organizatori Branislav Markoviq, sikurse edhe organizatorët e protestës së javës së kaluar në veri të Mitrovicës – Marko Jakshiq dhe Dejan Nedelkoviq./Koha
]]>