7.9 C
Pec
E hënë, 26 Shkurt, 2024

Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.

Ndryshe në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerë, më 17 nëntor Trupi Gjykues urdhëroi kufizimin e përkohshëm të komunikimeve dhe vizitave të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, dhe Rexhep Selimit. Vendimi i përkohshëm u mor në vijim të kërkesës së Prokurorisë për modifikim të kushteve të paraburgimit.

Ai nuk ndikon në vizitat dhe komunikimet për shtatë të paraburgosurit e tjerë në objektin e paraburgimit.

Eksperti i sigurisë: Serbia pret shembjen e rendit perëndimor për ta pushtuar Kosovën

Vendimi ndalon përkohësisht vizitat e këtyre tre të akuzuarve nga persona të paprivilegjuar dhe përcakton që çdo kërkesë për komunikim me persona të paprivilegjuar gjatë kësaj periudhe duhet të autorizohet paraprakisht nga Administratorja.

Trupi Gjykues vendosi se kufizimet janë të përshtatshme duke marrë parasysh rrezikun e nxjerrjes së paligjshme të informacionit konfidencial nga objekti i paraburgimit.

Kufizimet janë të përkohshme derisa Trupi Gjykues të lëshojë vendim të plotë lidhur me themelësinë e kërkesës së Prokurorisë.

Në të njëjtën çështje gjyqësore, Trupi Gjykues miratoi më 27 nëntor kërkesën e prokurorit të Specializuar lidhur me Kontaktimin e dëshmitarëve pas dëshmisë, e cila lidhet me kontaktet mes një palë dhe dëshmitarit të thirrur nga pala tjetër, pasi dëshmitari ka përfunduar dëshminë ose pasi deklaratat e dhëna më parë prej tyre janë pranuar si prova.

Trupi i Liridonës do të rivarroset sot në fshatin e lindjes/Njeshi

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...