10.7 C
Pec
E mërkurë, 26 Mars, 2025

Në Hartford të SHBA-së hapet muzeu shqiptar

Në Hartford të SHBA-së pritet të hapet dega e muzeut shqiptar, ku do të rrëfehet mbijetesa e kulturës dhe traditës shqiptare nga invazionet pushtuese e shtypëse ndër shekuj si dhe roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në shpëtimin e Shqipërisë nga copëtimi i dytë, në çlirimin e Kosovës si dhe në konsolidimin e të dyja shteteve.

Qendra për Trashëgiminë Historike dhe Industriale Amerikane  “Sem & Elisabeth Colt”, në Hartford-CT, e themeluar si kompleks i uzinës së armëve me 1855 nga Samuel Colt- shpikësi i parë i armës me cilindër 6 fishekësh-Colt,  pas rreth një shekulli synohet të shndërrohet në një qendër historike në kuadër të së cilës do të jetë edhe muzeu shqiptar.Njeshi&RTK

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...