27.1 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Në Institucionet e Arsimit të Lartë ka mungesa të përfshirjes së Agjendës së gjelbër, digjitalizimit, hulumtimit dhe inovacionit

Instituti Riinvest të mërkurën ka mbajtur tryezë diskutimi me temën: “Përfshirja e elementeve të Agjendës së gjelbër, digjitalizimit, hulumtimit dhe inovacionit në programe studimore në Institucionet e Arsimit të Lartë-IAL në Kosovë”, me ç’rast thelbësore u konsiderua përfshirja adekuate e përmbajtjeve nga Agjenda e gjelbër, digjitalizimi, hulumtimi dhe inovacioni në programet studimore.

Liridon Kryeziu nga Instituti Riinvest, prezantoi të gjeturat e raportit sa i përket përfshirjes së këtyre agjendave në Institucionet e Arsimit të Larët (IAL). Ai shtoi se elementet e agjendës të gjelbër janë integruar vetëm në programe apo fakultete specifike që mënyrë direkte apo indirekte kanë të bëjnë me temat e mjedisit.

Sa i përket hulumtimi, ai tha se si lëndë është në të gjitha programet e IAL, mirëpo që mungon qasja ndërdisiplinore dhe praktike.

Tek kompetencat digjitale, ai tha se nuk janë të integruara apo janë të integruara dobët me përjashtim të programeve nga fusha e fakulteteve teknike, ku sipas tij, në disa programe ekzistojnë kompetenca digjitale që mund t’i përgatisin studentët për tregun e punës.

Sa i përket inovacionit, Kryeziu shtoi se inovacioni në shumicën e programeve studimore është integruar në fusha të caktuara me një fokus të limituar dhe nuk është përfshirë në mënyrën e duhur në programet studimore.

“Prej prioriteteve të agjendës së BE-së për Ballkanin Perëndimor përfshijnë kërkimet dhe inovacionet, agjendën e gjelbërt dhe digjitalizimin. Qëllimi i këtij studimi është të kontribuoj në rritjen e cilësisë së programeve në studimet universitare nëpërmjet pasurimit të tyre në komponentët e agjendës së gjelbër, digjitalizimi dhe kërkimit dhe inovacionit. Numri i programeve të vlerësuara të Institucioneve të Arsimit të larët të përfshira në studim janë 91, nga të cilat në nivelin e studimit Bachelor janë 51, ndërsa në nivelin Master 40 si dhe numri i syllabuseve të vlerësuar është gjithsej 1988”.

“Ajo çka kemi vërejtur është se përfshirja e inovacionit nuk është e përfshirë. Ne sipas gjetjes së anketës, respodentët kanë treguar se kanë përfshirë lëndën e inovacionit në lëndët e tyre. Temat e agjendës së gjelbërt, kemi vërejtur mungon një lloj, këto syllabusë janë fokusuar në teori dhe shumë pak në praktik. Disa prej fushave që kemi vërejtur është se ekonomia qarkore është e përfshirë por jo në të gjitha. Për me i integrua këto tema në syllabuese duhet edhe një koordinim më i madh, duhet mu përshi edhe digjitalizimi. Sa i përket digjitalizimit, është integruar por që është bërë në formë të ngadaltë, duhet të bëhet digjitalizim edhe në disa programe. Sfida kryesore që kanë institucionet janë kryesisht mungesa e fondeve për investime”, ka thënë ai.

Profesor Bujar Piraj, nga Universiteti i Ferizajt, tha se nga dallimi si Universitet janë fokusuar në përfshirjen e këtyre shtyllave në programe.

“Ne kemi pasur një fokus të vetëm që kemi një Universitet që nuk është kopje e Universiteti të Prishtinës. Kemi programe studime që janë ndërdisiplinore. Nga fillimi jemi orientuar duke marr parasysh edhe aspekte e digjitalizimit edhe inovacionit sa që ne kemi krijuar një projektor në një nivel të menaxhmentit të universitetit që merret vetëm me inovacion, digjitalizim dhe teknologji të informacionit. Mandej kemi filluar me zhvilluar brenda kurrikulave lëndë të caktuara që mbulojnë asketet e digjitalizimit si shkathtësi ndërdisiplinore jo program në veti”, ka thënë ai.

Mjellma Carabregu, Profesoreshë në Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, tha se digjitalizimi është futur ne strategjinë e arsimit të publikuar nga Ministria e Arsimit, por që sipas saj, ajo ka rekomanduar që pasi ekziston si prioritet digjitalizimi, MAShTI duhet të ketë edhe një departament të veçantë që merret me digjitalizim e arsimit.

“IAL po kanë një sfidë të madhe para tyre, sepse a dëshirojnë që ta mbajnë rolin e tyre në zhvillimin e shoqërisë. Dhe i bie që nëse qëndrojnë larg këtyre tri prioriteteve në nivel të Evropës atëherë i bënë që dal nga dalë i zbehte edhe roli i institucioneve të arsimit të lartë në zhvillimin e qëndrueshme të shoqërisë. Nëse marrim historikisht IAL kanë qenë shtylla të ndërtimit të shoqërisë tonë. Nëse e marrim në nivel vendor digjitalizimi është futur edhe si objektiv digjitalizimi i IAL në strategjinë e arsimit të publikuar nga Ministria e Arsimit. Mirëpo nëse e shohim në zbatim përmes raporteve na jep atë shijen se ku jemi ne veçanti në kuadër të lëndëve mësimore. Unë vetë edhe ministrisë i kam rekomanduar që pasi ekziston edhe si prioritet duhet të ketë edhe një departament që merret tash me digjitalizim e arsimt dhe mos të jetë një punë ad-hoc. Edhe në fakultetin tonë digjitalizimi është bërë temë pasi çdo tri vjet programet tona duhet t’i akreditojmë”, tha ajo.

Muhamet Spahiu, Drejtor i Fakultetit të Teknologjisë së Biznesit dhe Dizajnit, Programeve dhe Zbatimit të ASU-së në Kolegjin Universum, tha se të gjitha lëndët, të gjitha kurrikulat dhe në disa programe kanë lende të veçanta për zhvillimin e qëndrueshëm.

“Gati në të gjitha lëndët, të gjitha kurrikulat dhe në disa programe kemi edhe lëndë të veçanta për zhvillimin e qëndrueshëm. Këto lënë janë edhe ne nivelin Bachelor dhe Master. Që nga partneriteti me ASU-në vitin e parë, kemi filluar me digjitalizim me të gjitha modalitet të mësimit. Të gjithë studentët e Universumit janë të obliguar që të ndjekin edhe kurse”, ka thënë ai.

Venera Demukaj, Profesoreshë në RIT, tha se nuk duhet që në IAL të diskutohen vetëm aspekte teorike, pasi sipas saj qasja ndërdisiplinore është shumë e rëndësishme.

“Ne si botë akademie e kemi një rol të rëndësishëm që të përditësojmë atë që bëjmë, të jetë gjithmonë në përputhje me tregun e punës, gjithmonë në përputhje me objektivat që vendosen dhe përfundimisht atëherë roli jonë do të jetë që të kontribuojmë ne zhvillimin ekonomik të vendit. Për ne ka qenë me natyrale përfshirja e këtyre shtyllave. Nuk është vetëm që të diskutohen aspekte teorike vetëm në klasa por t’i vetëdijesojme ata për këto tema të rëndësishme për vendin tonë. Unë pajtohem që qasja ndërdisiplinore është shumë e rëndësishme”, ka thënë ajo. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...