Këto ditë ditë Istog, u kujtua dhe nderua vepra jetësore e patriotit dhe atdhetarit Bajram Salih Gashi.
Me rastin e aktivitetit letrar që u organizua nga Klubi Letrar “Podguri” në Istog dhe promovimit të librit monografik kushtuar Bajram S.Gashit në shenjë nderimi u bënë edhe homazhe e nderime pranë Pllakës perkujtimore të tre Heronjëve të kombit, Bajram Sali Gashi, Ramë Alia(Muzliaj) dhe të birit Salih Rama.
Për t’i nderuar tre burrat e Uçës morën pjesë shumë përsonalitete mbarëkombëtare.
Sefer Muzlijaj, ish i burgosur politik, një burrë Uçe i cili asnjëherë nuk u pajtua me regjimin komunisto-Jugosllav, u paraqit me një ese të gjërë voluminoze kushtuar dy kapedanëve Bajram Gashit dhe Ramë Alisë me të birin mbi lidhjet zinxhirore me luftëtarët tjerë anekēnd trojeve shqiptare./Njeshi&RADIO 1/]