14.5 C
Pec
E hënë, 5 Qershor, 2023

Në Itali me viza turistike, dy shqiptarët hapin një rrjet trafiku kokaine

Dy shqiptarët e moshës 41 dhe 29 vjeç që kishin shkuar në Itali me vizë turistike, janë arrestuar pasditen e së enjtes nga karabinierët e Ricciones për trafik droge.

Bëhet me dije se arrestimi u kryer pas denoncimit të disa qytetarëve, të cilët të alarmuar nga turet e çuditshme të të huajve, lajmëruan policinë.

Hetuesit filluan të vëzhgonin të dyshuarit dhe rindërtuan rrjetin e tyre të shitjes së drogës. Pas ndalimit dhe kontrollit, u krye edhe një bastisje në banesën e tyre ku u gjetën disa doza kokainë gati për t’u shitur dhe 2 mijë euro që besohet se ishin të ardhura nga shitjet e kaluara.

Avokati i tyre, Marco Bosco kundërshtoi vlefshmërinë e arrestimit, dhe kërkoi vendim të shkurtuar nga gjyqtari, i cili pranoi kërkesën dhe urdhëroi t’iu ndalohej qëndrimi në Riminideri në seancën e radhës më datë 3 prill./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...