15.7 C
Pec
E hënë, 15 Prill, 2024

Në javën e 23 në Superligën e basketbollit përballja me interesante Bashkimi – Rahoveci

Në tri ditët vijese në Superligën e Kosovës, në basketboll zhvillohen ballafaqimet e xhiros së 23 të cilat fillojnë me ndeshjen e sotme ku do të ndeshën Borea – Ponte Prizereni. Përballja fillon prej orës 16.30.

Ndeshja me interesante e kësaj jave do të zhvillohet të shtunën duke filluar nga ora 19.00 në Prizeren ku takohen Bashkimi – Rahoveci. Basketbollistët e Bashkimit, kanë grumbulluar 33 pikë dhe janë të rënditur në vendin e 5 me pikë të barabarta me Ponte Prizerenin, që është në vendin e 4 dhe kjo ndeshje do të jetë e një rëndësie të veqat. Në anën tjetër Rahoveci, do të pretendon që të siguroj pikë të plota nga ky ballafqim për tu përforcuar në vendin e 3 me 36 pikë të fituara një pikë më pak se ekipi i dytë Golden Eagle Ylli.

Në program të garave të javës së 23 të dielën zhvillohen dy ndeshjet e fundit dhe çiftet rivale janë: Golden Eagle Ylli – Trepça ndeshja fillon prej orës 17.00 dhe prej orës 19.00 ballafaqohen Lipjani – Z Mobile Prishtina./njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...