23.3 C
Pec
E diel, 7 Gusht, 2022

Në këngën e re “We’re good”, Dua Lipa sjell atmosferën e Titanikut

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, ka publikuar këngën e saj më të re “We’re good”.

Bashkë-kompozimi i këngës është bërë nga Emily Warren, Scott Harris, dhe Sylvester Willy Sivertsen, si dhe vet Dua.

“We’re good” është vizualizuar edhe me një klip të veçantë, që i kthen shikuesit prapa në kohën e Titanikut.

I gjithë klipi është konceptuar si një ndodhi në një anije e cila më pas përmbyset dhe ka të njëjtin fund si anija e famshme.

“Videoja muzikore është e disponueshme tani! Faleminderit të gjithëve që kanë punuar kaq shumë për ta sjellë në jetë këtë video”, shkroi Dua në Instagram pas publikimit të këngës.

Artistja shqiptare gjithashtu ka njoftuar se ka dalë në shitje versioni i ri i albumit të saj “Future Nostalgia”, i titulluar “The Moonlight edition”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...