13.6 C
Pec
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Në Kompleksin ‘GOGAJ’ në Pejë, nesër hapet ‘Showroom’-i më i madh i sanitarisë

Në Kompleksin ‘GOGAJ’ në Pejë, nesër (E Shtunë) nga ora 10:00 do hapet Showroom-i më i madh i sanitarisë, i paralajmëruar tash e sa javë.

Pritet të marrin pjesë në hapje, personalitete të biznesit, medias dhe partnerë vendorë e ndërkombëtarë të kompanisë GOGAJ.

Në prag të hapjes, në një deklarim për ‘RADIO 1’ dhe Portalin ‘Njeshi’ ka folur Nora Turjaka Boja – përfaqësues e Kompanisë ‘GOGAJ’. Ajo ka dhënë detaje mbi rrugëtimin e suksesshëm të kompanisë ndër vite e dekada, deri tek hapja e Showroom-it.

‘Kompania Gogaj, daton që nga viti 1991, me pronaret Isuf Cacaj dhe Halit Cacaj. Fillet e kompanisë i gjejmë me një dyqan në Deçan i cili është pikënisje e suksesit të derikëtushëm. Duke zhvilluar biznesin, duke ju falënderuar konsumatorëve, sepse meritat ju taojnë atyre që na besuan për këto vite, ne tani po flasim nga ky kompleks madhor në Pejë.

Kompania ka rreth 320 punëtorë dhe disponon me kategori të ndryshme të lëmive. Tani kompleksit Gogaj po i shtohet edhe showroom-i i sanitarisë që njëherit cilësohet si më i madhi në vend dhe disponon me brendet më të mëdha në lëmin e sanitarisë dhe nxemjes qëndrore siç janë GENERAL FITTINGS, HITACHI, LAUFEN, KLUDI, ISEA, AZZURA, TURAVIT INNOVITA si dhe shumë brende tjera.

Ne pretendojmë të vazhdojmë bashkë me konsumatorin klientin icily falë punonjësve dhe menaxhmentit, te GOGAJ cdoherë përpiqemi që të ndjehet në shtëpinë e vet.’ – ka deklaruar për ‘RADIO 1’, Nora Turjaka-Boja-Drejtoreshë Financiare e Kompanisë.

Ndryshe, Kompania prestigjioze me traditë shumëvjeçare dhe gamë të gjërë artikujsh, ‘GOGAJ’ operon me shtrirje në Prishtinë, Pejë dhe Deçan dhe po e vazhdon rritjen./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...