11.6 C
Pec
E diel, 6 Tetor, 2024

Në Kosovë asgjësohen 21 ton peshk të kontaminuar me parazitë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se ka asgjësuar 21 ton peshk të kontaminuar me parazitë të llojit ‘Anisakis’.

Sipas njoftimit, ekipet inspektuese të mjekësisë veterinare të AUV-së, gjatë kontrolleve fizike dhe organoleptike, kanë zbuluar shenja të pranisë së parazitëve në peshk të ngrirë.

Në bazë të Ligjit për Veterinarinë dhe Ligjit për Ushqimin, peshku u largua menjëherë nga tregu dhe u bllokua për analiza të mëtejshme laboratorike.

Pas konfirmimit të prezencës së parazitëve, AUV vendosi që peshku i kontaminuar duhet të kthehet në vendin e origjinës ose të asgjësohet.

“Për shkak të pamundësisë së kthimit, u asgjësuan 21,380 kg peshk i llojit merluc, i cili nuk përmbushte standardet e nevojshme për konsum publik”, thuhet në njoftim.

Procesi i asgjësimit u krye nën mbikëqyrjen e inspektorëve të AUV-së, ndërsa agjencia ka deklaruar se do të vazhdojë të mbrojë sigurinë e konsumatorëve duke mos lejuar produkte të papërshtatshme për tregun./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...