Rreth 10 milionë kilogramë
kafe e çaj konsumohen nga kosovarët përgjatë një viti. Disa i konsumojnë nëpër
shtëpitë e tyre, e të tjerët zgjedhin që t’i pinë në lokalet që i shërbejnë.
Aktualisht, në gjithë vendin janë 530 kafene dhe 134 çajtore, ku shërbehet kafe
dhe çaj
Në Doganën e Kosovës deklarojnë se për çdo vit në vend hyjnë deri në 10 milionë kilogramë kafe e çaj, dhe se për këto produkte shpenzohen me miliona euro nga kosovarët.
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci ka thënë se gjatë një viti, kosovarët konsumojnë 7.5 milion kg kafe dhe mbi 2 milion kg çaj.
]]>