Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deri në ora 17:00, ka pranuar aplikimin e 18 subjekteve politike, ka bërë të ditur, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Elezi u shpreh se janë ende duke pritur aplikimin e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Deri në këtë kohë kemi pranuar aplikimin e 18 subjekteve politike, pra nga 12 parti politike, 1 koalicion dhe 5 iniciativa qytetare, me gjithsej 339 kandidatë”, u shpreh Elezi.
Afati për aplikimin e subjekteve politike është deri në orën 18:00 të ditës së sotme. /Njeshi/