Deri në këto momente KQZ ka pranuar deklarimin e katër koaliconeve ndërmjet partive politike të regjistruara.
Kjo u bë e ditur për media nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, teksa bëri të ditur se koaliconi i fundit është paraqitur ai në mes Demokratska Stranka Boshnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, me emrin e koalicionit: KOALICIJA VAKAT
Gjatë së enjtes, Elezi për media pati konfirmuar se partitë që kanë formuar koalicione parazgjedhore janë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Nismën Socialdemokrate, Listën Konservatore dhe Forumin Intelektual E-30 si dhe një koalicion tjetër është formuar mes Partisë Demokratike të Unitetit dhe Iniciativës Balli, si dhe partive Naša Inicijativa dhe Bošnjačka Stranka Kosova.
Kujtojmë se sipas KQZ-së, deri më tani, dy parti politike të regjistruara, Partia Demokratike e Diasporës dhe Lëvizja për Bashkim, kanë njoftuar për mospjesëmarrjen në zgjedhje.
Kujtojmë se pas ditës së sotme (30) gusht, secili subjekt politik që s’ka deklaruar koalicion, do të obligohet të garojë i vetëm në zgjedhjet e 9 shkurtit./Njeshi/