17.4 C
Pec
E mërkurë, 11 Shtator, 2024

Në Kryeqytet me investim publiko-privat, nis ndërtimi i një shkolle

Prishtinës edhe tri shkolla me partneritet publiko-privat,  me mësimin tërëditor do t’i shtohen në vitin e ardhshëm. Njëra prej tyre është Shkolla e Mesme e Ulët “Sofalia” me kapacitet për 720 nxënës.

Shkollës së Mesme të Ulët “Sofalia” i është vendosur gurthemeli sot nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama dhe nënkryetarja e kësaj komune njëkohësisht drejtoresha e Arsimit, Jehona Lushtaku Sadriu.

Kryetari Përparim Rama theksoi se shkollat e kryeqytetit do të transformohen në shkolla smart me kurrikulën digjitale dhe mësim tërëditor.

Sipas Ramës këto tri shkolla me partneritet publiko-privatë i kanë kushtuar komunës së Prishtinës 15.4 milionë euro.

Ndërsa, nënkryetarja e komunës, Jehona Lushtaku Sadriu për këtë projket ka theksuar se do të jetë një shkollë krejtësisht evropiane. Viti i ri shkollor 2024/25 ka filluar dje, madje në dy shkolla me mësim tërëditor.

Lushtaku- Sadriu ka shtuar se shumicës së nxënësve u mungojnë librat deri më tani.

Faza e dytë e pilot projektit të ri në shkolla me mësimin tërëditor, do të fillojë me 30 shtator në 3 shkolla të tjera./Njeshi&Ksp/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...