‘Në kujtim të Bujar Haxhihasanit – një jetë e dedikuar kerreve.
Sot në Pejë, familjarë, miq dhe komuniteti i motosportit i japin lamtumirën e fundit Bujar Haxhihasanit, i cili u nda nga jeta dje.
Ai kishte pasion autosportin e dashuri të veçant për Kartingun. Pothujse krejt jetën ia ka dediku kësaj disipline sportive. Por edhe kerit në përgjithësi. Si para e pas luftës.
Këtë e përcolli edhe te vajza, Lidra por edhe te garuesit e rinj pejan dhe te klubet e këtij qyteti.
“Babi më ka inspiru me u marr me karting, gjethmonë më ka marr afër vetes nëpër gara të kereve, qysh kur jom kon e vogël” – thoshte Lidra, pilotja e vetme e para në krejt Kosovën.
Kjo tregon për pasionin dhe dashurinë që e ka pas Bujari për Kartingun. Ai e ka pa përtej sportit, e ka pa si mënyrë e jetës.
Bujari ka ndihmu në secilin aspekt, qoftë si mbështetës, qoftë si mjeshtër, financa dhe krejt ku është kërku prej tij. E ka dasht zhurmën e motorit.
“Ka qenë njeri i jashtëzakonshëm, jetën e ka sill rreth kereve. Përveç, kartingut i ka dashuru makinat e vjetra “oldtimerat”. Ka qenë i fjalës dhe i nderës, nuk ka ditë kur kërkond me rëndu me fjalë.” – thotë shoku tij, Çlirim Burri.
Kryetari i FASK, Agron Dida ka shkruar se komuniteti ka humbur një njeri të mirë, një puntor të dedikuar dhe personalitet të ndershëm.
Në këtë pikëllim familja nuk është vet, por pas ka një qytet. Peja e humbi një qytetar të mirë, një qytetar të dashtun, një qytetar me largpamësi. Mbi të gjitha një qytetar të ndershëm e sportiv.
Lamtumirë Buki jaran, se qështu kom pas qef me të thirr. Ki hap rrugë e ki inspiru gjenerata të reja me u marr me motorsport. Nëse nesër ndërtohet një shteg i kartingut, emri yt e meriton me u nderu, siç ki qenë si njeri e si qysh e jetove jetën, ty i nderu të tjerët.
Familjes Haxhihasani i shprehi ngushëllimet më të sinqerta.’-shkruan Topalli./Njeshi/