21.3 C
Pec
E diel, 24 Shtator, 2023

Në Merdarë, pritjet për të dalë nga Kosova mbi 3 orë, te Dheu i Bardhë deri në 40 minuta

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar në Merdarë janë deri në tri orë e gjysmë.

Sipas Qendrës Kufitare për Menaxhim Kufitar, pritje për të dalë nga Kosova ka edhe te Dheu i Bardhë, ku ato zgjasin deri në 40 minuta.

Kurse, në pikat e tjera kufitare, gjendja është më lehtë e kalueshme, përveç në Jarinjë, ku pritjet janë deri në 20 minuta.

Ndërsa, në të gjitha pikat kufitare për të hyrë në Kosovë nuk ka pritje më të gjata se 10 minuta. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...