18.6 C
Pec
E hënë, 7 Tetor, 2024

Në mes akuzash e kundër akuzash të rënda, Peja miraton buxhetin 2025 me rreth 40 milion

Në mes akuzash e kundërakuzash të rënda Asambleja Komunale e Pejës, në mbledhjën e rregullt, të tetën për vitin 2024, me dy të tretat e votave pro dhe një të tretën kundër, ka miratuar buxhetin në vlerë prej 39 milion e 842 mijë euro për vitin 2025 – 2027.

“Me 20 vota pro, 11 kundër, një i përmbajtur, ndërsa pa një anëtarë që nuk ka marr pjesë ne votim, miratohet Projekt-buxheti për vitin 2025-2027”- ka konfirmuar kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Pejës, Rexhep Kurtbogaj.

Sipas deklarimeve në dëgjimet publike me qytetarët, nga ana e drejtoreshës së Financave në Komunën e Pejës, Diellza Berisha, pritet të shpenzohet në 5 kategori dhe në këto shuma:

Paga dhe meditje: 18 milion e  808 mijë e 949 euro, mallra dhe shërbime: 5 milion e 297 mijë euro, subvencione: 1 milion e 200 mijë euro, investime kapitale: 13 milion e 481 mijë e 658 euro dhe shpenzime komunale: 1 milion e 54 mijë e 775 euro.

Diskutimi i kësaj pike ka zgjuar debat të ashpër me akuza e kund akuza në mes të kryetarit të komunës Gazmend Muhaxheri dhe asamblistëve të opozitës, Labinot Panxha AAK, Berat Ganiqi VV e Naim Bytyqi AAK./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...