4.2 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Në mesin e të arrestuarve për terrorizëm në veri edhe themeluesi i portalit KosovoOnline, Dushan Milanoviq

Në mesin e tetë të arrestuarve në veri të Kosovës është edhe Dushan Milanoviq, themelues i portalit KosovoOnline, i cili bashkë me të tjerët dyshohet për veprën penale terrorizëm.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka treguar se njëri nga personat e arrestuar sot për sulmin terrorist në Zubin Potok është nga mediumi serbe.

Ai këto komente i bëri duke iu përgjigjur pyetjeve të një gazetareje serbe në konferencën për media në Mitrovicë, ku u ekspozua armatimi i konfiskuar pas sulmit terrorist.

“Sa i përket pjesëtarit të KosovoOnline, mund të them sigurisht se ai nuk është arrestuar se është pjesëtar i një mediumi, por sipas indikacioneve ai është përfshirë në punë kundër rendit kushtetues”, ka thënë ai.

Avokati Dejan Vasiq tha se Dushan Milanoviq, i cili është themelues i portalit KosovaOnline, është në ndalim policor për 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprën penale të terrorizmit.

Vasiq ka treguar për KosovaOnline se Milanoviq akuzohet për menaxhimin e grupit “Korridor” në platformën “Telegram”.

“Dushan Milanoviq, i cili u arrestua mëngjesin e sotëm në Leposaviq, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të terrorizmit. Ai u ngarkua me menaxhimin dhe administrimin e grupit ‘Korridor’ në aplikacionin ‘Telegram’”, tha Vasiq.

Për arrestimin e Milanoviqit ka shkruar edhe portali i tij KosovaOnline, që njihet për politikë redaktuese pro regjimit të Vuçiqit në Serbi dhe pro-ruse. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...