-1.1 C
Pec
E martë, 14 Janar, 2025

Në nderim të ish-presidentit Carter, flamuri i Kosovës ulet në gjysmështizë në Ambasadën në Washington

Flamuri i Kosovës në ndërtesën e Ambasadës së Kosovës në Washington është ulur në gjysmështizë, në nderim të ish -presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës James Earl Carter, Jr.

Në faqen zyrtare të ambasadës është publikuar një fotografi ku shihet flamuri në gjysmështizë.

Jimmy Carter, që ishte presidenti i 39’të i ShBA’së, vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare. Carter – i cili ishte president nga viti 1977 deri më 1981 – vdiq në shtëpinë e tij në Plains, Xhorxhia, njoftoi djali i tij dhe Qendra Carter.

Presidencën e tij e dëmtoi kriza 444-ditëshe e pengjeve amerikane në Iran, si dhe një numër çështjesh të brendshme ekonomike.

Në garën për rizgjedhje në vitin 1980, Carter u mund nga Ronald Reagan./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...