21.2 C
Pec
E hënë, 20 Shtator, 2021

Në një argjendari në Paris vidhen stoli në vlerë 2 milionë euro

Një dyqan i argjendarisë në afërsi të avenusë Champs-Elysee në qendër të Parisit, është shënjestruar sot nga persona të armatosur, ka bërë të ditur Zyra e Prokurorit të Parisit, bën të ditur “Le Parisien”.

Raportohet se janë vjedhur stoli në vlerë deri 2 milionë euro.

Është raportuar se në dyqan është futur një person me skuter dhe nën kërcënim të armës ka vjedhur stoli, para se të largohej.

Zyra e prokurorit ka nisur hetimet. Por nuk konfirmoi shumën e stolive të vjedhura.

Chaumet, është një prej markave më të vjetra franceze të argjendarisë dhe është në pronë të konglomeratit LVMH./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...