3.7 C
Pec
E enjte, 22 Shkurt, 2024

Në një biznes në Prishtinë sekuestrohen mjaltë e shampon pa origjinë

Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Policinë e kosovës, kanë gjetur e sekuestruar në një subjekt biznesi, sasi të konsiderueshme të mallrave (suplemente të ndryshme si; mjaltë për përdorime të ndryshme për potencë e të ngjashme, shampon të ndryshëm etj) pa origjinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën.

“Njësitet policore në koordinim e bashkëpunim edhe me Inspektoratin e Tregut nga MINT dhe njësitet e doganës, kanë realizuar një operacion policor gjatë të cilit në një subjekt biznesi kanë gjetur e sekuestruar një sasi të konsiderueshme të mallrave (suplemente të ndryshme si; mjaltë për përdorime të ndryshme për potencë e të ngjashme, shampon të ndryshëm etj) pa origjinë”, thuhet në raport.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin i dyshuari kosovar pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...