14.4 C
Pec
E enjte, 19 Shtator, 2024

Në oborrin e QKUK-së nuk lejohen më të qëndrojnë taksitë dhe veturat për bartje të kufomave

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar se autoambulancat e spitaleve private, automjetet për bartjen e kufomave dhe taksitë, s’do të lejohën të qëndrojnë më në oborrin e QKUK-së.

Përmes një njoftimi zyrtar në faqen e tyre, thuhet se ky vendim i tillë është marrë për të përmirësuar efikasitetin e shërbimeve emergjente dhe për të lehtësuar qarkullimin brenda qendrës klinike.

“Qendra Klinike Universitare të Kosovës, njofton publikun se, në përputhje me masat për menaxhimin dhe organizimin e hapësirave në QKUK; autoambulancat e spitaleve private, automjetet për bartjen e kufomave dhe veturave të taksive, nuk do t’u lejohet të qëndrojnë në oborrin e QKUK-së. Ky vendim është marrë për të përmirësuar efikasitetin e shërbimeve emergjente dhe për të lehtësuar lëvizjen dhe qarkullimin brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitarë të Kosovës, me ç ‘rast të lirohet parkingu i QKUK-së, për pacientë”, thuhet në postimin e tyre të plotë në Facebook.

Tutje, thuhet se kjo masë është e nevojshme për të siguruar që hapësira dhe parkingu i QKUK-së, të jetë i dedikuar për emergjencat dhe pacientët që kanë nevojë për shërbime të menjëhershme./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...