29.4 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Në ora 09:30 në Vushtrri, Mbledhje komemorative për Agim Vatovcin

Ka ndërruar jetë dje Agim Vatovci, ish-kryetari i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar djali i tij, Burimi.

“Ju njoftoj se babai im ka ndërruar jetë”, ka shkruar ai në një postim.

Vatovci ishte një avokat i madh i të drejtave të njeriut dhe u shqua për aktivizmin e tij.

Ndërsa, në nderim të jetës dhe veprës së Agim Vatovcit, bëhet e ditur, se sot nga ora 09:30 minuta, në sallën e Kuvendit komunal në Vushtrri, organizohet mbledhje komemorative.

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen, të afërmit, kolegët dhe Shoqatën e Personave me Aftësi të Kufizuara për ndarjen nga jeta të Agim Vatovcit.

“Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të avokuesit për të drejtat e njeriut, Agim Vatovci, njëherësh kryetar i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara,” është shprehur Osmani.

Osmani është shprehur se përkushtimi dhe pasioni i tij për avokimin, fuqizimin dhe mbështetjen e personave me nevoja të veçanta, do të mbetet shembull për brezat./Njeshi&RADIO 1/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...