Familja Ademaj, ka njoftuar se të dy viktimat nënë e bir, Mirsada dhe Dion Ademaj, do të varrosen sot në Pejë në ora 15:00.
Me shpërndarjen e afishes, është bërë e ditur, në detaje rreth dhënies së lamumirës së fundit të dy viktimave që u mbytën në shtëpinë e tyre, ndërkohë që familja Ademaj ka hapur tashmë dyert e mortit.
Mirsada dhe Dion Ademaj të moshës 24 dhe 5 vjeçare, ishin viktima të vërshimeve që ndodhën në Pejë mbrëmjen e së shtunës. Ata ishin në shtëpinë e tyre në Bashkësinë ‘Asllan çeshme’ kur sasia e madhe e ujit, u fut në shtëpinë e tyre dhe mori me vete çdo gjë duke shuar edhe dy jetë rinore.
‘RADIO 1’ dhe ‘Njeshi’ edhe njëherë shprehë ngushëllime për familjen Ademaj./Njeshi/