-3.1 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Në ora 16:00 fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në katër komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se e numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga zgjedhjet parlamentare të kësaj fundjave, do të fillojë sot  më 11 shkurt në ora 16:00.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elelzi.

Numërimi fillimisht do të bëhet për votat e katër komunave.

“Sot në orën 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon të fillojë numërimin në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh.”, tha ai.

Sipas Elezi procesi i numërimit në Qendrat tjera do të fillojë pasi të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura teknike dhe administrative. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...