Familja Lipa në Pejë, ka njoftuar se sot në ora 16:00 i ipet lamtumira e fundit, familjarit të tyre Mithat (Jusuf) Lipa.
Personi në fjalë u gjet dhe u raportua dje në ora 15:30 minuta nga Policia e Pejës, pa shenja jete, në banesën e tij në rrugën ‘Lekë Dukagjini’, për çfarë edhe raportuan mediat.
“Sot me datë 25.08.2024, rreth orës 15:30, Policia është njoftuar se në një banesë në rrugen ” Lekë Dukagjini” në Pejë, një person është pa shenja jete. Njësitet relevante menjëherë kanë shkuar ne vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, për rastin është njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet ” Hetim i vdekjes”, tha dje për ‘RADIO 1’ Driton Rugova – Zyrtar për Media i Policisë Rajonale të Pejës.
Ndërsa sot, e Hënë, familja Lipa ka njoftuar orarin e ceremonisë mortore për të ndjerin.
‘Me pikëllim të thellë ju njoftojmë miqët, shokët dhe dashamirët se i dashuri jonë: Mithat (Jusuf) Lipa. Papritmas ndërroi jetë më 25.08.2024 në moshën 55 vjeçare, duke na lënë përjetë të pikëlluar. Varrimi i të ndjerrit bëhet sot 26.08.2024 në varrezat e qytetit në Pejë. Funerali niset nga gasallhanja në ora 16:00. Të pikëlluarit, familja Lipa.’-thuhet në njoftim./Njeshi/