5.8 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Në ora 17:00 lamtumira për Gëzim Hoxhen, që vdiq në Pishinën e Onix-it në Banjë të Pejës

Mbrëmë u raportua për një vdekje të një personi, derisa ishte në pishinën e Onix-it në Banjë të Pejës.

Raportimet fillestare mjekësore flasin se bëhet fjalë për atak kardiak, ndërsa i vdekja e të ndjerit ishte konstatuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku ishte dërguar me urgjencë, pas tretmanit fillestarë, dhënë nga ekipet shpëtuese dhe mjekore të pishinës në fjalë.

Po mbrëmë u kuptua se viktima ishte pejani, Gëzim Q. Hoxha 52 vjeçar, tregtar i njohur dhe i respektuar i qytetit të Pejës. I ndjeri rjedhë nga një familje e respektuar qytetare, të cilët me prejardhje ishin nga Elbasani i Shqipërisë dhe si familje tregtarësh të njohur atje në kohën e Administratës së atëhershme të Ahmet Zogut, kryefamiljari i tyre, (babai i tashmë të ndjerit Gëzim), Qazim Hoxha, vie në Pejë për punë tregtie në vitin1944 dhe po ato ditë ndodhë mbyllja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke bërë që i njejti të detyrohet të mbetet në Pejë ku edhe do ndërtonte familjen e tij.

Familja Hoxha, që mbrëmë hapi dyert e mortit, mirëpo meqë vdekje të tilla, në ambiente të jashtme dhe pa rastisjen e ndonjë familjari si dëshmitarë i ngjarjes, konsiderohen të nevojshme të saktësohen në shkaqe, edhe trupi i të ndjerit Hoxha, u mor nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, për tu liruar paradite sot tek familja, për ceremoni mortore.

E familja Hoxha në Pejë, tashmë ka njoftuar me afishe se ceremonia mortore për Gëzim Q. Hoxha, zhvillohet sot (E Diel) në ora 17:00 në varrezat e qytetit në Pejë.

Pë rastin edhe Policia e Kosovës doli me raport zyrtar:

HETIM I VDEKJES – Banjë, Istog 30.03.2024-18:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte në pishinë kishte kërkuar ndihmë dhe ishte ndihmuar nga shpëtimtari i pishinës. Mjeku kujdestar i pishinës i kishte ofruar ndihmë mjekësore dhe me autoambulant ishte dërguar në spitalin e Pejës, ku mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.’-thuhet në raportin policor për Media./Njeshi&RADIO 1/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...