Dy lëkundje toke jane regjistruar si pasoje e nje tërmeti
mëngjesin e sotëm ne Shqiperi.Mediat nga Shqiperia kanë bërë të ditur se lëkundjet janë ndjerë fillimisht në Vlorë
dhe më pas në juglindje të vendit, në Pogradec dhe Korçë.
Tërmeti i parë ka ndodhur në orën 03.58 me një magnitudë të lehtë 2.3 ballë, me epiqendër në Karaburun, 13 km në jugperëndim të Vlorës.
Tërmeti i dytë ka ndodhur një orë më pas, në orën 04:51 me magnitudë 2.8 dhe epiqendër 5 km nga fshati Llengë, në Korçë.
]]>