24.2 C
Pec
E shtunë, 19 Qershor, 2021

Në parkun qendror të Budapestit vendoset më 5 korrik busti i Skënderbeut

Në parkun qendror të kryeqytetit hungarez, Budapestit, në 5 korrik do të vendoset busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, panë nga afër vendin ku do të vendoset busti i Skënderbeut, ku tashmë është vendosur piedestali.

Kryeministri Rama tha se vendi nuk është dosido. “E vetmja gjë që po mendoja është që të flisni me këta të bashkisë që të bëhet një tapet kuq e zi me beton para vendosjes së bustit, pasi ajo e çon syrin tek skulptura. Është park strategjik dhe shumë i bukur”, u shpreh ai.

Rama u shpreh se “ramë dakord sot që të heqim barrierat për lëvizjen. I thashë  kryeministrit Orbán që ka rritje të turistëve hungarezë, por nuk e dinte këtë gjë. Duhet ta informoni më shumë, sepse më tha që nuk jam në dijeni të këtij fluksi hungarezësh”.

“Numri i turistëve hungarezë rritet çdo sezon”, tha Rama.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se “ka shumë rezervime të qytetarëve hungarezë për në Shqipëri”.

Duke folur për vendosjen e monumentit, Veliaj u shpreh se “kjo ka qenë një iniciativë që në kohën kur kryeministri Rama ishte kryetar i bashkisë së Tiranës, nga ish-kryetarët e bashkisë, për të vendosur bustin e Skënderbeut në parkun qendror të Budapestit”.

“Janë dy iniciativa, mbretëresha Geraldinë do të ketë një monument tek sheshi që është hapur tani te Zogu i Parë, te Ministria e Drejtësisë, sapo e kemi dakordësuar sot”, – tha Veliaj.

Për vendosjen e bustit të Skënderbeut, Veliaj tha se “u vonuam prej pandemisë dhe tërmeteve, por është vendosur piedestali”.

“Busti ka ardhur në bashkinë e Budapestit dhe në 5 korrik ne do të kemi përurimin dhe një ceremoni. Na është dhënë vendi qendror tek ura që lidh dy pjesët e parkut, është bërë edhe mbishkrimi. Busti është punuar nga Agim Rada dhe agjencia jonë që merret me monumentet”, theksoi ai.

Veliaj tha se “bashkia e Budapestit po kryen një rikonstruksion të parkut, kështu që është një moment i mirë për të ndërhyrë”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...