Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka folur për rëndësinë që sipas tij ka që Kosova t’i rikthejë marrëdhëniet të cilat i ka pasur me SHBA-të.Ai ka thënë se qasja e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj diplomatëve të huaj shpesh ka qenë e papërshtatshme.
Madje, Haziri ka thënë se në Parlamentin Evropian është diskutuar se ushtria politike e një partie në Kosovë, i ngrin diplomatët, duke iu referuar gjuhës së përdorur.
“Për herë të parë në Parlamentin Evropian është thënë për Kosovën se ushtria politike e një partie në Kosovë, i ngrin diplomatët edhe përfaqësuesit e BE-së. Është debatu në Parlamentit Evropian”, ka thënë Haziri.
LDK-ja vazhdimisht e ka kritikuar pushtetin e Albin Kurtit për qasjen në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Njeshi/