13.6 C
Pec
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Në parlamentin britanik do të diskutohet për situatën në Kosovë

Deputetja e parlamentit britanik, Alicia Kearns, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ka kërkuar që në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar në rend dite të futet edhe diskutimi për situatën e krijuar në Kosovë.

Kearns  tha se Mbretëria e Bashkuar ka një përkushtim historik e domethënës ndaj miqve kosovarë.

“Sot kam siguruar një pyetje urgjente për situatën në Kosovë. Mbretëria e Bashkuar ka një përkushtim historik dhe domethënës ndaj miqve tanë në Kosovë. Ajo do të zhvillohet në orën 15:30”, ka shkruar Kearns në Twitter./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...