Komuna e Pejës u ka bërë thirrje qytetarëve që ta kufizojnë maksimalisht qarkullimin me vetura gjatë të martës .
“Pas vërshimeve të ndodhura para 2 ditësh, rrugët në qytet kanë mbetur të mbuluara nga balta dhe zhavorri. Me qëllim të pastrimit të tyre, Komuna e Pejës do të angazhojë disa cisterna, e ku do të ndihmohet edhe nga komunat e Istogut, Deçanit dhe Gjakovës. Po ashtu për ndihmë na janë ofruar edhe shumë komuna tjera, për të cilën gjë ne ju jemi mirënjohës. Andaj me qëllim të mospengimit, mos dëmtimit eventual të veturave gjatë pastrimit të rrugëve, dhe moskrijimit të tollovive në trafik, edhe një herë kërkojmë nga ju që maksimalisht të reduktoni lëvizjet me automjete nëpër rrugët në qytet”, thuhet në njoftim./Njeshi/