Imami i njohur i Pejës dhe i Kosovës dhe luftëtar i Koshares, mulla Eroll Rexhepi, ka shtruar në Pejë Iftarin tradicional, praktikë kjo që e aplikon ndër vite.
Morën pjesë qytetarë nga të gjitha anët e trojeve shqiptare, përfaqësues institucional e politike, ata të estradës, sportit dhe medias.
Sofra e Iftarit të Eroll Rexhepit i bashkoi edhe kreun e AAK-së Ramush Haradinajn dhe Kryetarin e Pejës Gazmend Muhaxheri.
Haradinaj në këtë mbrëmje ka qenë i shoqëruar nga kreu i degës së AAK-së në Pejë, ish-kryetari i kësaj komune Ali Berisha.
Në Iftar, hoxhë Eroll Rexhepin e nderuan dhe komandant e bashkëluftëtarë të Koshares. Të shoqëruar nga Shpetim Agusholli – invalid i betejës së lavdishme të Koshares, në sofër nderuan edhe Komandanti i brigadës 138 ‘Agim Ramadani’ Rrustem Berisha dhe komandantët si Anton Quni, Fadil Hadërgjonaj dhe Musa Gjakova.
Nga Bashkësia Islame nderuan Kreu i BIK-ut në Pejë mulla Musli Arifaj dhe ish/kreu i saj mulla Nexhmedin Hoxhaj, të shoqëruar nga imam e efendilerë të tjerë të njohur./Njeshi&RADIO 1/
foto by: Berat Kabashi