23.2 C
Pec
E martë, 3 Gusht, 2021

Në Pejë u zhvillua Dëgjimi Publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022

“Në sallën e Kuvendit Komunal të Pejës është mbajtur Dëgjimi Publik me qytetarë për të diskutuar për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për vitin 2022.

Dëgjimin Publik e ka udhëhequr Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, z.Islam Husaj.

I pranishëm në Dëgjimin Publik ishte Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri.

Drejtori për Buxhet dhe Financa në Komunën e Pejës, z.Jeton Abazaj i përshëndeti të pranishmit dhe ndër të tjera tha: “Është hera e parë që e mbajmë Dëgjimin Publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore edhe pse është shumë herët për përcaktimin e vijave finale të buxhetit, po megjithatë është një dokument, i cili i paraprinë planifikimit buxhetor, i cili duhet të diskutohet dhe të aprovohet në Asamblenë Komunale të Pejës. Buxheti total i paraparë për vitin 2022 do të jetë rreth 29 milion euro. Kjo shumë do të kalkulohet nëpër kategori ku do të ndahen ato mjete dhe brenda atyre kategorive në planifikimin final të buxhetit do të shohim si do t’i shpenzojmë”.

Komuna e Pejës, pas këtij dëgjimi do të fillojë me Dëgjimet Buxhetore nëpër fshatra dhe bashkësi lokale, për t’i dëgjuar dhe marrë kërkesat e qytetarëve sa i përket hartimit të buxhetit për vitin e ardhshëm.”-përfundon njoftimi zyrtar komunal./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...