17.6 C
Pec
E premte, 11 Tetor, 2024

Në Pejë, veç shefi i Asambleistëve të AAK-së, e kujtoi 11 Shtatorin

23 vjetori i sulmeve të 11 shtatorit në SHBA, në Pejë, ditën e sotme, deri më tash, ka kaluar pa ndonjë shënim e nderim, edhe pse nga viti 2022, në këtë qytet ekziston edhe Memoriali ‘Kujtim dhe miqësi’.

I vetmi nga jeta politike e institucionale lokale e Pejës, ka qenë Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, në Asamblenë komunale të Pejës Drin Veselaj, i cili ka shkruar në nderim dhe kujtim të viktimave.

‘WE WILL NEVER FORGET 9/11. God bless Amerika’-ka shkruar Veselaj në anglisht.

Memoriali ‘Kujtim dhe miqësi’ i vendosur tash e dy vite në Pejë, përmbanë një pjesë autentike të metalit nga Kullat Binjake në Nju Jork. Ideja e ndërtimit të tij, në kujtim të viktimave të 11 shtatorit, kishte ardhur nga rotariani, njëherësh afaristi, Nehat Devolli.

Foto 11.09.2022 - Nehat Devolli dhe Ushtarë Amerikan
Foto 11.09.2022 – Nehat Devolli dhe Ushtarë Amerikan

Ndryshe, në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona. Në mesin e viktimave në kullat binjake ishin 2 mijë e 752 persona, prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...