Më 9 prill 2008 u miratua Kushtetuta e Kosovës dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008.
Ditën e sotme, një ditë para shënimit të këtij përvjetori, janë organizuar disa aktivitete, që mund të i shihni më poshtë.
10:00 – 14:00Gjykata Kushtetuese organizon “Ditën e Gjykatës së Hapur”, aktivitet ky që organizohet në shënim të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës. (Gjykata Kushtetuese)
11:00- 13:00Koalicioni i organizatave joqeveritare i përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), organizojnë shënimin e Ditës së Kushtetutës. (Menza Ramiz Sadiku) /Njeshi/